Search

25.89% e energjisë elektrike të prodhuar në Kosovë gjatë vitit 2019 është raportuar e humbur

January 05, 2021


Gjatë vitit 2019 humbjet në shpërndarje të energjisë elektrike arrijnë 25.89% (apo rreth 1.378 gigavat orë energji elektrike), nga të cilat 13.04% janë deklaruar si humbje komerciale deri sa 12.84% janë deklaruar si humbje teknike.

Të dhënat tregojnë se vlerat e energjisë së humbur në shpërndarje në Kosovë pësojnë rënie cdo vit.

Një analizë e Bankës Botërore tregon se në skenarin më të mirë, rreth 1400 gigavat energji elektrike në Kosovë mund të kursehet në baza vjetore.

Nga 1400, rreth 800 gigavat orë mund të kursehen përmes investimeve për të zvogëluar humbjet e rrjetit dhe 600 gigavat orë nga investimet në efiçiencën e energjisë së ndërtesave.

BGF: Zhvillimi i hovshëm, trendet e ndërtimit dhe mungesa e masave të eficiencës kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për energji elektrike

Në raportin hulumutes ‘Zbatimi i politikave dhe kërkesave për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme’, Balkan Green Foundation nënvizon se në mungesë të kontrollit dhe implementimit të masave të efiçiencës që ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike, zbatimi i tyre mbetet në vullnetin e pronarëve të objekteve.

Kosova duhet të përditësojë Strategjinë e Energjisë, afërsisht 800 persona vdesin në vit nga ajri toksik

Lexo më shumë

Në vitin 2016, janë identifikuar rreth 350,000 ndërtesa në sektorin publik dhe atë privat pa leje të sigurisë dhe atë mjedisore.

Ndërsa, në mungesë të masave të efiçiencës, Kosova përdorë tri deri në katër herë më shumë energji për të njejtën sasi, krahasuar me mesatarën në BE.

Në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2019, Kosovarët konsumuan 15.7% më shumë rrymë se në të njejtën periudhë në vitin 2018

Sidoqoftë, krahas zvogëlimit të humbjeve, në të ardhmën Kosovës i duhet të përballet edhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike. Në skenarin më të mirë, deri në vitin 2030 kërkesa për energji elektrike pritet të rritet për 20 për qind.

Kosova konsumon më shumë rrymë cdo vit, vlerat do të rriten edhe më shumë

Lexo më shumë

Rritja e kërkesës pritet të nxitet nga rritja e të ardhurave dhe elektrifikimi gradual i sektorit të energjisë në përgjithësi.

Vetëm në tremujorin e parë 2019, Kosovarët konsumuan 9.88% më shumë rrymë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2018.

Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,039.5 gWh. Në raport me tremujorin e njejtë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike të konsumuar është rritur për 21.5 për qind.

Marrë parasysh këto vlera, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 Kosovarët konsumuan 15.7% më shumë rrymë, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Trendi i rritjes së u ndalua në vitin 2020, pas një rritje në tremujorin e parë, në tremujorin e tretë vlerat e konsumit u ulën për 11.6%

Edhe në tremujorin e parë 2020, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 330.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 6.4%.

Por, për dallim të trendeve paraprake, sasia e konsumuar e rrymës u rrit në tremujorin e dytë në vlerë shumë të vogël. Në tremujorin e dytë Kosovarët konsumuan vetëm 0.4% më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën e njejtë të vitit parparak.

Ndërsa, tremujori i tretë shënoi ulje të vlerave të konsumit të energjisë.

Shqiperi: Pandemia i bën shqiptarët “kursimtarë”, konsumi i energjisë shënon ulje pas karantinës

Lexo më shumë

Sasia e energjisë elektrike për konsum, në këtë tremujor, ishte 914.5 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.6%.

Ky trend është në pajtim me trendet në rajon, ku supozohet se konsumi është ulur për shkak të krizës pandemike si dhe motit të mirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ende nuk ka publikuar të dhënat për tremujorin e katërt të vitit 2020.