2023: Zvicra përmbyll vitin me 1.5 gigavat instalime të reja solare
December 21, 2023

Zvicra do të ketë të vendosura 1.5 gigavat kapacitete të reja prodhimi të rrymës nga burimet solare deri në fund të vitit 2023, sipas përllogaritjeve të shoqatës Swissolar.
Krahasuar me vitin 2022, i bie që Zvicra ka vendosur 40% më shumë kapacitete fotovoltaike në vitin 2023, thuhet në raportin e publikuar nga Swissolar këtë të mërkure. Të dhënat janë përpunuar nga agencia Pronovo si dhe tregu, transmeton Kosovo.Energy.
Në alpet zvicerane, kapacitetet e përgjithshme të instaluara fotovoltaike pritet të tejkalojnë 6.2 gigavat në fund të vitit 2023, që do të mundësojë prodhimin e rreth 6 teravat orëve të energjisë elektrike në vitin tjetër. Kësisoji, pjesëmarrja e përgjithshme e burimeve solare në konsumin final vjetor në Zvicër do të arrijë në 10% në vitin 2024.
Sipas raportit, tregjet për sistemet e vogla dhe të mëdha solare këtë vit janë rritur jashtzakonisht shumë. Rritja e projekteve të mëdha solare është shtyrë nga subvencionet e reja.
Në anën tjetër, edhe cmimet e larta të energjisë elektrike kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve solare në këtë vend, ndërsa rritja e mobilitetit elektrik dhe pompave të ngrohjes është gjithashtu duke ndikuar në këtë rritje, transmeton Kosovo.Energy.
Sipas Swissolar, në vitin 2024 Zvicra pritet të vendosë edhe më shumë kapacitete fotovoltaike se që kishte vendosur në vitin 2023 dhe kjo do të ndihmojë që nga viti 2027 të arrihet caku për vendosjen e 2 gigavat kapaciteteve të reja cdo vit.