1.2 miliardë euro grante nga BE për rajonet e qymyrit në Bullgari
December 27, 2023

Stara Zagora, Kyustendil dhe Pernik, të gjitha këto rajone qymyri në Bullgari, kanë përfituar 1.2 miliardë euro në formë grantesh nga fondet e BE-së për tranzicion të drejtë (Just Transition Fund).
Grantet do të përdoren për të mbyllur minierat dhe termocentralet me qymyr, për të rehabilituar sipërfaqet e tokës, për të kaluar në ekonomi neutrale ndaj klimës dhe për të larguar amvisëritë nga varfëria energjetike, raporton Balkan Green Energy News.
Fondet do të krijojnë vende të reja pune në këto rajone qymyri, si dhe do të ndihmojnë vendin në sfidat socio-ekonomike dhe në zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit.
Për më shumë, grantet do të ndihmojnë Bullgarinë të plotësojë caqet klimatike dhe energjetike të Bashkimit Evropian për vitin 2030 dhe në arritjen e ekonomisë neutrale ndaj klimës deri më 2050, thuhet në njoftim, transmeton Kosovo.Energy.
Fondet do të përdoren edhe ri-aftësimin e punëtorëve dhe krijimin e mundësive të reja të punës për më shumë se 15 punëtorë të sektorit të qymyrit, si dhe do të ndihmojnë në rehabilitimin e 2190 hektarëve të sipërfaqes tokësore për të mundësuar vendosjen projekteve të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë teknologjitë sikurse fotovoltaikët, biogazin, hidrogjenin, impiantet virtuale si dhe parqet industrial.
Për fund, fondet do të përkrahin diversifikimin e ekonomisë lokale në Bullgari duke investuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe në hulumtim për ekonomi qarkore dhe ekonomi neutrale ndaj klimës.
Sa i përket masave të eficiencës së energjisë, ato do të fokusohen amvisëritë e varfëra si dhe konsumatorë të cenueshëm. Përmes fondeve, Bullgaria do të ndihmojë prosumatorët si dhe do të ndihmojë themelimin e komuniteteve të energjisë së ripërtëritshme. Kësisoji, fondet do të ndihmojnë në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike, uljen e faturave të energjisë si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.