Search

Zvicra do të zhytet në errësirë të shtunën në mbrëmje

24 Mars, 2023


Fatmirësisht, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me krizën energjetike, por me rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor, përcjell albinfo.ch.

Njëzet lokalitete në Zvicër do t’i bashkohen “Orës së Tokës”, e cila konsiston në fikjen e të gjitha dritave për një orë në orën 20:30 “për të dhënë një sinjal të qartë në favor të mbrojtjes së Tokës sonë”, sipas World Wildlife Fund (WWF).

Jet d’eau në Gjenevë, kulla e magjistarëve në Sion, qyteti i vjetër në Lenzburg, si dhe pjesë të ndryshme të Baden, Burgdorf, Ennetbaden, Killwangen, Mellingen, Neuenhof, Wettingen, St-Gallen, Muttenz, Delémont, Ecublens, Fribourg, Montreux, Sierre, Vevey, Yverdon-les-Bains, Chiasso dhe Mendrisio do të errësohen.

Këto qytete zvicerane do të bashkohen me vende të tjera në mbarë botën, duke përfshirë Taj Mahal në Indi dhe Empire State Building në Nju-Jork në këtë aksion global.