Search

ZRRE takon përfaqësues të bizneseve dhe prodhuesëve, diskuton daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike

19 Janar, 2021


Në kuadër të aktiviteteve të takimit me konsumatorë, përfaqësues të ZRRE-së kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe disa kompani prodhuese që bëjnë pjesë në grupin e konsumatorëve që do të dalin nga çmimet e rregulluara në tregun e hapur të furnizimit me energji elektrike.

Takimi është mbajtur me qëllim të shkëmbimit të informatave në lidhje me veprimet konkrete që nevojitet të ndërmerren në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe afatin e përcaktuara nga ZRRE për daljen në tregun e lirë.

Përfaqësuesit e Rregullatorit kanë sqaruar në këto takime veprimet e ndërmarra nga Rregullatori si dhe kushtet dhe kohën e fillimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike ashtu siç është e përcaktuar me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Ndryshe, sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën e furnizimit me shërbim universal, ku edhe për një kohë do të jenë tarifat e rregulluara, e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo-familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose që kanë më pak se pesëdhjetë (50) punonjës.

ZRRE diskuton daljen e konsumatorëve në treg të lirë të energjisë elektrike me përfaqësues të KRU-ve

Lexo më shumë

Ndërsa konsumatorët jo shtëpiak të kyçur në nivelin e tensionit 35 kV dhe nivelin e tensionit 10 kV, të cilët nuk i plotësojnë kriteret e lartpërmendura do t’i nënshtrohen kushteve dhe çmimeve të tregut për furnizim me energji elektrike më së largu deri më 31 mars 2021.

Përfaqësuesit e këtyre konsumatorëve janë duke potencuar se në parim janë për hapjen e tregut dhe e kuptojnë rendësin e tij, por është brengosese situata në të cilën ata ndodhen dhe për shkak të pandemisë por edhe për shkak të ofertuesve në tregun e furnizimit me energji të cilët ende nuk janë funksionale.

Përfaqësuesit e Rregullatorit kanë potencuar edhe njëherë se roli i Rregullatorit do të mbetet i njëjtë në përkujdesin ndaj konsumatorëve dhe se i gjithë procesi i liberalizimit do të monitorohet për tu siguruar se po respektohen rregullat e tregut dhe konsumatorëve po ju ofrohen shërbime të duhura pa diskriminim.

Rregullatori inkurajon konsumatorët që të fillojnë procedurat për të gjetur furnizuesit, të cilët ofrojnë çmimet të derregulluara, dhe që janë të licencuar nga ZRRE për furnizim me energji elektrike.