Search

ZRRE rritë transparencën dhe përfshirjen e publikut

15 Dhjetor, 2020


Zyra e Rregullatorit për Energji njofton të gjitha palët e interesuara se sot ka vënë në dispozicion të publikut një formë të re, më lehtë të qasshme të të dhënave të shumta të sektorit të energjisë që posedon në uebfaqe.

‘Shumica e këtyre të dhënave kanë qenë publike edhe deri më tani në raportet vjetore dhe dokumentet e tjera të ZRRE. Por që nga sot ato do të jenë më lehtë të përdorshme edhe për palët e tjera të cilat mund të kenë qëllim të kryejnë analiza apo studime të ndryshme në fushën e energjisë’, kanë thënë ZRRE.

Realizimi i këtij projekti, i cili është mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), ka për qëllim rritjen e transparencës dhe përfshirjen e publikut të gjerë në proceset e rregullimit të sektorit të energjisë.

Të gjitha palët e interesuar mund të kenë në dispozicion të dhënat e publikuara duke u qasur drejtpërdrejt përmes faqes elektronike të ZRRE.