Search

ZRRE publikon për konsultim publik ‘Draft-Rregulla Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë’

07 Tetor, 2022


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik dokumetin ‘Draft-Rregulla Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë’.

Ata kanë bërë të ditur se dokumenti është publikuar në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së, www.ero-ks.org.

Sipas njoftimit të tyre, kuptohet se dokumenti do të përfshijë Rregulla për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapacitete të Reja Gjeneruese, Sistemeve të Reja të Transmisionit dhe Distribucionit të Gazit, përfshirë Interkonektorët, Tubacionet Direkte për Energji Termike dhe Linjat Direkte të Energjisë Elektrike dhe Tubacionet Direkte të Transmisionit të Gazit Natyrorë.

Në këtë mënyrë, ZRRE ka ftuar të gjitha palët e interesuara që të kontribuojnë përmes komenteve të tyre.

Mirëpo, është theksuar se komentet duhet të dërgohen me titullin “Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë”.

Ndërkaq, afati për dërgimin e komenteve është deri më 19 tetor 2022, ora 16:00, në adresën elektronike të [email protected], ose në adresën e tyre postare Rr.Bekim Fehmiu, kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Postimi i plotë nga Zyra e Rregullatorit për Energjinë:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, ka vendosur në konsultim publik në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.

Draft/Rregulla për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapacitete të Reja Gjeneruese, Sistemeve të Reja të Transmisionit dhe Distribucionit të Gazit, përfshirë Interkonektorët, Tubacionet Direkte për Energji Termike dhe Linjat Direkte të Energjisë Elektrike dhe Tubacionet Direkte të Transmisionit të Gazit Natyrorë.

ZRRE fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të dërguara me titull “Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë” deri të enjten me 19 tetor 2022 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Rr. Bekim Fehmiu kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Dokumenti per Konsultim Publik – Draft-Rregulla Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë