Search

ZRRE publikon metodologjinë për vlerësimin e kapacitetit neto të transmisionit

02 Shtator, 2021


Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar për konsultim Metodologjinë për vlerësimin e Kapacitetit Neto të Transmisionit (NTC/ Net Transfer Capacity) në linjat interkonektive të Kosovës (Kosovë- Serbi, Kosovë-Maqedoni, Kosovë- Shqipëri dhe Kosovë- Mali i Zi).

Kalkulimi i vlerave të NTC në interkoneksionet e Kosovës bazohet në simulimet kompjuterike të rrjedhave të fuqisë në modelin e përbashkët të transmisionit i cili merr për bazë topologjinë aktuale dhe kushtet e operimit të regjionit të Evropës Jug-Lindore.

‘Kalkulimet përcaktojnë bazat e alokimit te drejtës së shfrytëzimit të kapacitetit të çdo interkoneksioni’, thuhet në pjesën hyrëse të dokumentit ku përshkruhet qëllimi.

Ky dokument i referohet kalkulimit të kapacitetit të transmetimit për kushtet e importit apo eksportit nga linjat interkonektive të Kosovës.

Metodologjia e llogaritjes së NTC-ve zbatohet nga KOSTT në kalkulimet vjetore, mujore dhe ditore të kapaciteteve transmetuese të linjave interkonektive me sistemet fqinje.

Palët të cilat dëshirojnë të paraqesin komentet e tyre rreth kësaj metodologjie, ftohen që t’i dorëzojnë ato me shkrim në postën elektronike [email protected] jo më vonë se deri me 17 shtator 2021.

Për të lexuar metodologjinë e plotë, luteni të klikoni këtu.