Search

ZRRE do të shqyrtojë 18 kërkesa për vet-konsum në mbledhjen e radhës

20 Mars, 2023


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar mbledhjen e dytë për vitin 2023, e cila do të mbahet më 23 mars.

Në mbledhje, Bordi do të shqyrtojë planet planet zhvillimore dhe investive të operatorit të transmetimit dhe të shpërndarjes, si të hyrat maksimale të lejuara për periudhën e tretë rregullative.

Përveç kësaj, në mbledhje Bordi do të shqyrtojë edhe propoizimin për të hyrat e lejuara si dhe bilancet vjetore të energjisë termike për ngrohtoret në Prishtinë dhe Gjakovë.

Sikurse çdo mbledhje, edhe në mbledhjen e dytë për vitin 2023 Bordi do të shqyrtojë një numër kërkesash për marrje të autorizimit për vet-konsum.

Në mbledhjen e dytë për vitin 2023 Bordi do të shqyrtojë gjithsej 18 kërkesa nga konsumatorët për vet-konsum, nga të cilat 7 vijnë nga persona fizik ndërsa 11 tjera nga persona juridik, duke përfshirë edhe kërkesën nga një shkollë.