Search

Vuçiqi paralajmëron se nuk është larg të arrihet një marrëveshje me Kosovën për energjinë

03 Qershor, 2022


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mori pjesë në Forumin vjetor “GLOBSEK 2022” në Bratislavë.

Siç raporton media serbe “Novosti”, Vuçiq tha se beson se nuk është larg të arrihet një marrëveshje me Kosovën, për personat e pagjetur dhe energjinë.

Ai shtoi se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe nuk dëshirojnë konflikte.

“Por kurrë nuk e di nëse do të jetë. Ai dialog është i rëndësishëm për ne, njerëzit duan të shohin përparim dhe përkushtim. Askush nuk dëshiron të ngrijë konfliktin. As ne dhe as njerëzit në Evropë – tha presidenti serb.

Vuçiq për luftën në Ukrainë tha se Serbia nuk është aleate e Rusisë, ajo dënoi politikisht, qartë atë që po ndodhë, por nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, raporton RTS.

Ai ka theksuar se duhet kuptuar situata politike, sepse Serbia gjithmonë ka pasur mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për çështjen e Kosovës dhe nuk dëshiron ta humbasë atë lloj mbështetje.

//SHQIP.com