Search

Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit

08 Qershor, 2022


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Ohër se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike.

Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e linjitit.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, ku po mbahet Samiti për “Ballkanin e Hapur”, raporton Tanjug.

Ndryshe, Kosova është e pesta në botë dhe e treta në Evropë për nga rezervat e linjitit.

Për të importuar këtë lëndë nga Kosova ishte interesuar edhe Maqedonia e Veriut.

Vuçiqi paralajmëron se nuk është larg të arrihet një marrëveshje me Kosovën për energjinë

Lexo më shumë