Search

Votohen Anëtarët dhe Kryesuesi i Bordit të ZRRE

02 Gusht, 2021


Me 64 vota të fituara Ymer Fejzullahu është përzgjedhur si kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE), ndërkaq me 60 dhe 65 vota të fituara, respektivisht, Gani Bucaj dhe Lutfije Dervishi janë përzgjedhur si anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Sot në seancën e rregullt plenare, deputetët e Kuvendt të Republikës së Kosovës, mes të tjerash, kanë votuar edhe për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, duke plotësuar kështu bordin e këti trupi të pavarur.

67 deputetë morrën pjesë në këtë votim, ndërsa komisioni në raport theksoi se si në pjesën e parë të votimit, për kryesues të bordit të ZRRE, ashtu edhe në pjesën e dytë për votim të pozitës së anëtarëve të bordit të ZRRE, dy fletëvotime janë shpallur si të pavlefshme.

Në këtë mënyrë, pas votimit, komisioni lexoi raportin e votimit ku shpalosi rezultatet e votimit për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku si kryesuesi Bordit të ZRrE është zgjedhur Ymer Fejzullahu me 64 vota të fituara, duke parakaluar Vehbi Sofiun i cili ka fituar vetëm 1 votë.

Ndërkaq, sa i përket votimit për pozitën e anëtarëve të Bordit të ZRRE, raporti i rezultateve të votimit shpalosi Gani Bucaj me 60 vota të fituara dhe Lutfije Dervishi me 65 vota të fituara, duke parakaluar kandidatët tjerë Astrit Saracini me 0 vota dhe Arjeta Pajaziti – Qerimi me 2 vota të fituara.

Fituesit apo të përzgjedhurit do të kenë mandatë 5 vjecar, apo të plotë, për të shërbyer në pozitën e përzgjedhur.

Ndryshe, para nisjes së votimit të zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, iu përgjigj pretendimeve të mëparshme se kompania britanike nuk e kishte mbikqyrë konkursin e rishpallur nga qeveria aktuale, megjithatë ajo theksoi se procesi ishte mbikqyrë nga BIRN.