Search

Volkswagen po ndërton një fabrikë të re të baterive të automjeteve elektrike në Kinë

23 Shtator, 2021


Volkswagen AG ka bërë të ditur këtë enjte se është duke ndërtuar një fabrikë të re për ndërtimin e sistemeve të baterive për automjete elektrike në Kinë, përkatësisht në qytetin e Hefei, që pritet të filloj prodhimin në 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, ku është raportuar se prodhuesi Gjerman i automjeteve është duke investuar më shumë se 140 milion euro në impiantin e prodhimit të baterive deri në 2025.

Kapaciteti fillestar i fabrikës do të jetë 150,000 deri në 180,000 sisteme të baterive në vitë për prodhim lokal të automjeteve elektrike.

Volksëagen lëshoi pesë ID. seri modele të automjeteve elektrike në Kinë, tregu më i madh i automjeteve në botë, këtë vit. Ku ka shitur rreth 7,000 automjete të tilla atje muajin e kaluar dhe synon të prodhojë 80,000 deri në 100,000 njësi në total këtë vit, përcjell Reuters.

Prodhuesit e automjeteve kanë filluar ndërtimin e fabrikave të baterive për automjete elektrike

Lexo më shumë

Biden kërkon që 40% e shitjeve të jenë automjete elektrike deri në 2030

Lexo më shumë