Search

Vala e të nxehtit në Argjentinë: Qindra mijëra njerëz pa energji për shkak të temperaturave të larta

17 Janar, 2022


Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, është goditur nga një mungesë e madhe e energjisë elektrike, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike për shkak të valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta mbi 40 gradë Celsius, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Telam news, temperaturat mbi 40 gradë në Buenos Aires kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë së banorëve të kryeqytetit, të cilët duan të freskojnë shtëpitë dhe vendet e punës, që nga fillimi i javës.

Në pjesën veriore të Buenos Aires, të paktën 150 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Ka pasur ndërprerje në shërbimet e disa kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike, kurse ndërprerjet e energjisë kanë prekur të paktën 700 mijë njerëz.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Argjentinës (SMN) lëshoi ​​një paralajmërim për një valë ekstreme të të nxehtit në fillim të kësaj jave dhe tha se kompanitë e energjisë elektrike po përpiqen të forcojnë rrjetin e shpërndarjes.