Search

USAID publikon thirrjen për projekte rajonale energjetike në vlerë prej 20 milionë dollarësh

18 Janar, 2023


USAID ka ftuar të gjithë të interesuarit të dorëzojnë informatat fillestare mbi projektet që do të përfshihen në thirrjen e saj rajonale për Investime në Energji. Projekti i USAID synon të përkrahë projektet teknike, komerciale, dhe të qëndrueshme mjedisore, si dhe të ndihmojë në gjetjen e investitorëve ose institucioneve financiare për të përkrahur këto projekte, raporton Balkan Green Energy News.

Qëllimi i thirrjes është të përkrahë projektet për studimet e para-fizibilitetit dhe fizibilitetit, ndërsa projektet për vlerësime të mëtejshme do të përzgjedhen përmes thirrjes publike për investime.

Projekti rajonal për Investime në Energji do fokusohet në përmirësimin e mundësisë së financimit të projekteve miqësore ndaj mjedisit që kanë të bëjë me prodhimin, transmetimin dhe distribuimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike, të sistemeve të ngrohjes qendrore, sistemeve të ujit të pijes, si dhe projekteve të efiçiencës energjetike për ndërtesa rezidenciale dhe komerciale.

USAID ka ndarë 20 milionë dollarë amerikan për këtë iniciativë, transmeton Kosovo.Energy.

Projektet do të përzgjedhen në bashkëpunim me institucionet financiare, bankat, investitorët dhe përfituesit.

Vlera minimale e një projekti është përcaktuar në 10 milionë dollarë amerikan, edhe pse është lënë e hapur mundësia edhe për projekte në vlerë më të vogël, në rast se ka interesim për financim nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Thirrja është e hapur për Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bosnen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Grenlandën, Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.