Search

Ukraina hedh poshtë planin e Moskës: Centrali ynë bërthamor nuk do të furnizojë Rusinë

23 Maj, 2022


Ukraina e ka hedhur poshtë planin e Rusisë për të lidhur një termocentral gjigant bërthamor ukrainas me rrjetin elektrik rus.

Trupat ruse po pushtojnë uzinën Zaporizhzhia, e cila është më e madhja në Evropë, në Ukrainën jugore.

Stafi ukrainas është ende duke e kontrolluar atë, por rusët kanë dërguar ekspertët e tyre bërthamorë për të monitoruar punën.

Zëvendëskryeministri i Rusisë është zotuar të shesë energji nga termocentrali në Ukrainë, ose ta lidhë objektin me rrjetin e vet nëse Kievi refuzon të paguajë.

Por një zëdhënës i agjencisë shtetërore bërthamore të Ukrainës tha se një operacion i tillë do të kërkonte vite.