Search

Turqia vazhdon përgatitjet për taksën ndërkufitare të karbonit të Evropës

06 Maj, 2021


Prezantimi i mekanizmit të taksës ndërkufitare të karbonit (CBAM) mund të ndryshojë kushtet e të bërit biznes për të gjitha kompanitë që eksportojnë mallëra në Bashkimin Evropian nga vendet që nuk kanë sistem kombëtar të tregtimit të emetimeve, ndërsa Turqia ka thënë se është duke shqyrtuar mbi opcionet se si ti qaset kësaj sfide, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Përndryshe, Turqia nuk ka shumë kohë për të prezantuar mekanizmin e taksës kufitare të karbonit pasi Komisioni Evropian pritet që formalisht të kërkojë përgatitjen e tyre në fund të muajit qershor, ndërsa zbatimi i mekanizmit duhet të fillojë jo më larg se në fillim të vitit 2023.

Para një muaji, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka mbështetur themelimin e mekanizmkave të taksës ndërkufitare të karbonit.

Parlamenti Evropian bën thirrje për vendosjen e taksës ndërkufitare të CO2

Lexo më shumë

Ky mekanizëm duhet të përfshijë rafineritë e naftës, industritë e xhamit, letrës dhe aluminit, sektorin e energjisë elektrike dhe sektorë tjerë industrial me intensitet të lartë të energjisë, sikurse atë të çimentos, çelikut, kimikateve dhe plehrave, thuhet në rezolutën e aprovuar nga Parlamenti Evropian.

Mekanizmi i taksës ndërkufitare të karbonit sjellë shpenzime shtesë prej 1.08 miliardë eurosh për sektorin e prodhimit në Turqi

Natyrisht, problemi kryesor në procesin e prezantimit të taksës ndërkufitare të karbonit qëndron tek shpenzimet në rritje të kompanive prodhuese, që nga tani sfidohen edhe me një taksë shtesë karboni gjatë eksportit të produkteve të tyre.

Sipas një raporti të Shoqatës turke për industri dhe ndërmarrësi (TUSIAD), prezantimi i këtij mekanizmi do të sjellë shpenzime shtesë prej 1.08 miliard eurosh për sektorin e prodhimit në Turqi, ka raportuar Platts.

Sipas Clean Energy Wire, TUSIAD ka shfaqur interesimin në përafrimin e politikave me standard të BE-së dhe ka kërkuar krijimin e një mekanizmi apo gjetjen e mënyrave tjera të financimit për të lehtësuar prezantimin e taksës ndërkufitare të karbonit.

Me qëllim të definimit të saktë të pasojave të taksës ndërkufitare të karbonit, Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit në Turqi ka filluar të përgatisë raportet e vlerësimit të ndikimit. Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), rezultatet e këtij studimi do të bëhen publike në gjysmën e vitit 2021.

Në fakt, procesi i përgatitjes së raporteve të vlerësimit të ndikimit po ndihmohet nga BERZH. Studimet kanë për qëllim të nxisin debate për implikimet monetare dhe rreziqet tranzicionale për eksportuesit e Turqisë në BE.

Por, përvec të lartëshënuarëve edhe vetë përfaqësues të industrisë turke kanë filluar përgatitjet për mekanizmin e taksës së re ndërkufitare të karbonit (CBAM).

‘Ndërsa prodhuesit turk kanë filluar investimet në çelikun e gjelbër, nuk besoj se CBAM do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në eksportet tona në BE’, ka thënë Veysel Yayan, sekretar i përgjithshëm në Shoqatën Turke të Prodhuesve të Çelikut (TCUD), kanë raportuar mediat lokale.

Në vitin 2020, Turqia ishte një ndër liderët në rajonin e Evropës Juglindore për rritjen dhe zhvillimin e energjive të ripërtëritshme. Turqia ka shtuar më së shumti kapacitete të energjisë së ripërtëritshme për një vitin në 2020.