Search

Tregu i hidrogjenit të gjelbër mund të arrij vlerën 16 trilion dollar deri në 2050

18 Gusht, 2021


Miliarderi i mineralit të hekurit Andrew Forrest ka dhënë disa parashikime të jashtëzakonshme për industrinë e hidrogjenit të ripërtëritshëm, duke thëën se tregu i këti karburanti mund të arrijë 16 trilion dollar deri në vitin 2050.

“Shumë më tepër se çdo industri që ekziston sot”, tha ai në fjalimin e tij tek Këshilli për Energji të Pastër “Australia pakufi”.

Forrest është një nga personat më të pasur në Australi, teksa ka shpallur objektivin e tij për të prodhuar 15 milion ton të hidrogjenit të gjelbër deri në vitin 2030, përmes Forescue Future Industries të cilën ai udhëheq, ndërsa ka kritikuar ashpër poashtu lëvizjet për gaz dhe hidrogjen të sekuastruar.

Forrest: Hidrogjen i kaltër, i hirët, i pembe, i verdhë, nuk është i ripërtëritshëm sikurse hidrogjeni i gjelbër

Industria e karburanteve fosile në Australi, me mbështetjen e qeverisë federale, është duke shpenzuar sasi të konsiderueshme për të prodhuar hidrogjen nga thëngjilli dhe gazi, duke i’a bashkangjitur këtu edhe premtimin për kapje dhe sekuestrim të karbonit.

Mirëpo, studimet e ndryshme të publikuara rishtazi nënvizojnë se ky kombinim mbase vetëm do të rrit emetimet e gazrave serrë dhe rrjedhimisht do të jetë më i dëmshëm për ndryshimin klimatik.

“Hidrogjen i kaltër, i hirët, i pembe, i verdhë, nuk është i ripërtëritshëm sikurse hidrogjeni i gjelbër. Dhe as më lejoni që të filloj të flas për perde tymin e sekuestrimit të karbonit”, tha ai.

“Nëse nuk është i gjelbër dhe i ripërtëritshëm, mos u mashtroni nga ndonjë rrotullim tjetër i koduar me ngjyra. Çdo ngjyrë tjetër përveç të gjelbër dhe ripërtëritshëm është hidrogjen ndotës”.

Forrest that se tregu i hidrogjenit të gjelbër mund të krijoj të ardhura prej 12 trilion dollar deri në 2050, një industri që është në shkallë të rritjes që nuk është parë më herët, teksa synon që të plotësoj nevojat energjetike për sektorin e transportit, energjisë dhe industrisë.

Në këtë kuptim, plani i Andrew Forrest është që të prodhoj rreth 15 milion ton të hidrogjenit të gjelbër dhe të ripërtëritshem në vit deri në 2030.

Mirëpo, ai poashtu theksoi se “do të rrisë në 50 milion ton në vit më pas, në një shkallë të përafërt me kompanitë më të mëdha ndotëse të naftës dhe gazit”.

Kjo padyshim se përbënë një objektiv ambicioz. Dhe FFI ende nuk ka përzgjedhur burimin e sakt se ku do të marr teknologjitë me zero-emetime, edhe pse ësthë raportuar se është duke siguruar marrëveshje të mëdha në Australi të Perëndimit, për shfrytëzim të energjisë së erës, solare por edhe hidroenergjinë.

Ndryshe, projekti më i madh në botë deri më tani është zubuluar në Australi.

Projekti përfshinë një kapacitet gjenerues prej 50GW me kapacitete të energjisë solare dhe asaj të erës në veri të Esperance në Perëndim të Australisë.

Projekti kryesit do të fokusohet në prodhimin e amoniakut të gjelbër, mirëpo, edhe nëse do gjë shkon sipas planifikimit, projekti përsëri nuk do të jetë të marrë aprovimin për investim për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Hidrogjeni i kaltër më i dëmshëm për klimën se djegia e thëngjillit

Lexo më shumë

Granholm lanson iniciativën ‘Earthshots’ për të ulur koston e hidrogjenit të gjelbër në 1 dollar

Lexo më shumë