Search

Termocentrali i ContourGlobal në Bullgari do të nisë riparimin vjetor

16 Qershor, 2022


Termocentrali me thëngjill, “Maritsa East 3” në pronësi të ndërmarrjes ContourGlobal do të nisë riparimin vjetor të planifikuar këtë të enjte.

Një pjesë e punimeve do të bëhen nga ndërmarrje të kontraktuara dhe do të angazhojnë rreth 1,000 punëtorë në ditë, ka thënë ContourGlobal në komunikatën për media.

Termocentrali ContourGlobal Maritsa East 3 ka prodhuar rreth 12% të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit 2022 dhe deri në fund të majit, thuhet në komunikatë. Prodhimi këtë vit është rritur për 21% dhe ka mbuluar kërkesën për energji elektrike të rreth 1.4 amvisërivë në pesë muajt e parë të vitit.

Ndërmarrja ContourGlobal, që ishte kontraktuar edhe për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, ka në pronësi 73% të aksioneve të termocentralit ‘Maritsa East 3’ në Bullgari, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në pronësi të kompanisë shtetërore bullgare.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 kishte nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane, ContourGlobal, për ndërtimin e termocentrali të ri me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Si i tillë, ky projekt përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë. Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të vihet në punë në vitin 2023.

Jetëgjatësia e termocentralit “Kosova e Re” ishte llogaritur të jetë 40 vjet.

Termocentralit “Kosova e Re” ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.