Search

Të mbrojmë Vjosën! Mbi lumë nuk ka diga, por ujërat janë dëmtuar nga ndotja urbane

22 Shtator, 2022


Baseni i Vjosës dhe problematikat që lidhen me cilësinë e burimeve ujore ishin sot pjesë e diskutimeve mes shkencëtarëve, ekspertëve të mjedisit dhe insitucioneve vendore që lagen nga Vjosa.

Këshilli i basenit të Vjosës u mblodh në Tepelenë, një prej bashkive që gjendet në zemrën e rrjedhës së lumit të fundit të egër të Europës, përcjell top-channel.

Ekspertët e vlerësuan takimin si të jashtëzakonshëm edhe sepse për herë të parë sjell së bashku përpjekjet e shumë aktorëve për një plan menaxhimi 6-vjeçar të basenit.

Problematikat që lidhen me njohjen e potencialit të lumit Vjosa, pasurinë ujorë, florën dhe faunën si pjesë e habitatit natyror u përcollën nga studiues dhe ambjentalistë shqiptarë dhe të huaj.

Vëzhgimet e ekipeve kërkimore sjellin fakte shqetësuese sa i përket cilësisë së ujërave ndikuar nga përpjekjet për diga, gurore, miniera, ndotja plastike, pesticidet bujqësore dhe ujërat e zeza, shkruan top-channel.

Gerta Lubonja drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të menaxhimit të burimeve ujore sqaroi se në këtë fazë po koordinohen përpjekjet e aktorëve lokalë dhe rajonalë për Vjosën si dhe projektet e hartuara me

Ndikim në cilësinë e ujërave. Znj. Lubonja konfirmoi se fokusi i Agjensisë për vitet në vijim është përfitimi i fondeve prej projekteve europiane të IPA-s që besohet se brenda një dekade do të kenë sjellë rezultate në përmirësimin e cilësisë së këtij baseni ujor.

Me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa është tashmë një zonë e mbrojtur por sipas ambjentalistëve statusi i një parku natyror nuk garanton mbrojtjen. Vetëm statusi i parkut kombëtar sipas ekspertëve do ta kthente basenin në një territor me mbrojtje strikte.

Me statusin aktual Vjosa ende kërcënohet nga hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit por edhe prej kërkimeve për naftë.

Leonardo DiCaprio reagon sërish për lumin Vjosa pas deklaratës së Edi Ramës

Lexo më shumë

Lumi Vjosa do te shpallet Park Kombëtar

Lexo më shumë