Search

Suedia shënon rekord në prodhimin e energjisë nga era

29 Mars, 2023


Më shumë se çereku e energjisë elektrike të Suedisë ka ardhur nga energjia e erës për dy muaj rresht.

Vendi skandinav prodhoi një rekord prej 27% të energjisë elektrike nga era në shkurt, duke kaluar rekordin prej 26% të vendosur në janar të këtij viti. Sipas një analize nga grupi i ekspertëve për energjinë Ember – kjo është përqindja më e lartë e gjenerimit të energjisë nga era në vend.

Kjo arritje vjen pas vitesh investimesh në burimet e ripërtëritshme – thotë Nicolas Fulghum, Analist i të dhënave për Energjinë dhe Klimën në Ember. “Prodhimi më i lartë i erës e bën rrjetin e Suedisë më fleksibil ndaj thatësirës dhe mbron konsumatorët nga kostot e larta,” thotë ai. “Me ambicie të larta politike për të zgjeruar më tej energjinë e erës, Suedia është e vendosur për përfitime të mëtejshme.”

Si ka vendosur Suedia një rekord të ri për prodhimin e energjisë së erës?

Suedia ka objektiva ambicioze për energjinë e pastër dhe synon të arrijë 100% prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2040. Deri në vitin 2045, vendi synon të mos ketë emetime të gazrave serrë.

Për të arritur këto qëllime, Suedia ka derdhur para në energjinë e pastër. Që nga viti 2018, kapaciteti i saj i erës është dyfishuar dhe vendi tani ka pothuajse 5,000 turbina. Këto gjeneruan rreth 4 TW energji në shkurt – që përbëjnë 27% të kërkesës për energji elektrike të vendit.

Në vitin 2022, Suedia instaloi 2.4 GW kapacitet të energjisë së erës. Vetëm Gjermania instaloi më shumë, rreth 2.5 GW. Për të vënë në perspektiv, një GW mund të fuqizojë rreth 750,000 shtëpi.

“Me ambicie të larta politike për të zgjeruar më tej energjinë e erës, Suedia është e vendosur për përfitime të mëtejshme në kosto, siguri dhe klim,” thotë Fulghum. “Vendet e tjera evropiane mund të shohin të njëjtat përfitime nëse ndjekin shembullin.”

Si krahasohen vendet e tjera të BE-së me Suedinë në raport me energjinë e erës?

Emetimet globale të gazeve serrë arritën në 58 miliardë tonë në 2022 – një rekord i lartë. Por burimet e ripërtëritshme kanë potencialin për të ulur këtë total shqetësues. Energjia e erës prodhon vetëm 0.02% të emetimeve të CO2 për njësi të energjisë në krahasim me qymyrin. Ndërsa çmimet globale të energjisë vazhdojnë të rriten ndërtimi i kapaciteteve të energjisë së pastër është gjithnjë e më urgjente.

Energjia e erës është një opsion veçanërisht i mirë, pasi nuk ndikohet nga thatësira si hidrocentralet. Në vitin 2021, BE-ja vendosi 34 GW të kapacitetit të erës dhe diellit. Sipas analizës së Ember, do të duhet të rriten kapacitet me qëllim që synimet klimatike të mbeten brenda mundësive.

Me ritmet e parashikuara të instalimit të kapaciteteve të erja, vetëm katër nga 27 vende të BE-së (Finlanda, Kroacia, Lituania dhe Suedia) do të arrijnë caqet vjetore të kapaciteteve të erës për të përmbushur qëllimet e përcaktuara.

//energynews.green