Search

Suedia me ndihmë financiare për familjet më të prekura nga rritja e çmimit të energjisë elektrike

13 Janar, 2022


Suedia do të ndihmojë ato familje që janë më të goditura nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, tha Ministri i Financave Michael Damberg.

Ai saktësoi se Qeveria ka ndarë ndihmë prej gjashtë miliardë koronash (584 milionë euro). Qeveria do të mbulojë koston e energjisë elektrike për familjet e prekura për tre muaj, duke filluar nga dhjetori, me një maksimum prej 2.000 korona për familje në muaj.

Ata shtojnë se shuma e ndarë do të mbulojë shpenzimet e rreth 1,8 milionë familjeve.

“Këto janë masa emergjente për një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Dumberg. Çmimet e energjisë elektrike në Suedi janë rritur muajt e fundit, veçanërisht në jug, edhe pse më të ulëta se në shumë pjesë të tjera të Evropës. Suedia prodhon energji elektrike kryesisht nga hidrocentralet vendase, reaktorët bërthamorë dhe fermat e erës, dhe gazi nxirret nga puset vendase, por çmimet diktohen nga tregjet ndërkombëtare, që do të thotë se rritja e çmimeve po prek edhe konsumatorët suedezë.