Sot mbahet mbledhja e bordit të ZRRE
December 17, 2024
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e 14-të të Bordit për këtë vit. Mbledhja mbahet duke filluar nga ora 14:00.
Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje anëtarët e Bordit të ZRRE do të shqyrtojnë propozime për miratimin e çmimit maksimal për ankandin e erës me kapacitet 100 MW, ndyshimin e licenses për tregtim të energjisë të INFINIT POWER SOLUTIONS. Në këtë takim do të shqyrtohet dhe zgjatja e autorizimit të parkut solar Eco Park Group. Ky projekt 6MW në komunën e Gjakovës ka autorizim që nga viti 2013.
Përvec pikave të sipërpërmendura, në mbledhje Bordi i ZRRE do të shqyrtohen dhe kërkesat për autorizim për vetë-konsum të energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga individë privat, biznese si dhe shkolla.