Search

Shqetësime ndaj procesit të rekrutimit të drejtorit të bordit në KEK

January 21, 2025


Iniciativa CorrWatch, shpreh shqetësimin e thellë për procesin e rektrutimit të drejtorit të Bordit të KEK, sipas të thuhet se në proces kanë marrë pjesë persona të pakualifikuar.

‘Të rikthehet ligjshmëria e procesit rekrutues për pozitën Drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)’ titullohet njoftimi i CorrWatch.

Sipas iniciativës gjatë monitorimit të fazës së verifikimit të aplikacioneve, është identifikuar se pesë kandidatë, përkundër që nuk i kishin plotësuar kriteret ligjore të përcaktuara nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, ishin përfshirë në listën e ngushtë nga Komisionin Rekomandues dhe ishin ftuar për intervistë. Disa nga arsyet që cilësojn këta kandidat si të pakualifikuar janë mungesa e përvojës në nivel të lartë të menaxhmentit ndërsa apo mosdorëzimi i një letërnjoftimin valid, siç ka kërkuar konkursi.

CorrWatch ka rekomanduar ZKM-në, dhe Komisionin Rekomandues  që të rishqyrtojë listën e ngushtë në pajtim me kriteret dhe procedurat ligjore në fuqi. Sidoqoftë, Komisioni nuk e ka marrë parasysh rekomandimin dhe ka vazhduar me intervistimin e kandidatëve, duke i rekomanduar Qeverisë 13 kandidatë, 3 prej të cilëve ishin futur në listë edhe pse nuk i kishin plotësuar kriteret.

“Përfshirja në proces e kandidatëve që nuk i plotësojnë kriteret ligjore përbën shkelje të ligjit dhe lë hapësirë për dyshime për favorizim të kandidatëve të caktuar.”, thuhet në njoftimin e CorrWatch.

Dokumentin e plotë të reagimit publik të CorrWatch mund ta gjen mëposhtë.