Search

Shpallje: Licencimi i aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në Kosovë për projektin ‘Wind Farm Selac 2’

02 Dhjetor, 2021


Ndërmarrja SOWI KOSOVO L.L.C. me adresë Prishtinë, Mujo Ulqinaku Nr. 12, përmes procedurës së Autorizimit për Ndërtim të Kapaciteteve të Reja, ka ndërtuar gjeneratorin për prodhim të energjisë elektrike nga era, të quajtur Wind Park Selac 2 me kapacitet 34.47 MW në lokacionin ZK Selac, komuna e Mitrovicës, Republika e Kosovës, ANDAJ në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë. Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike është në proces të vlerësimit final nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Operatori është në pritje të Lejës Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pas përfundimit të procedurave dhe pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë. Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën:Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Dervish Rozhaja”, Nr. 12, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: [email protected];Tel.038247615/118.

Rr. Mujo Ulqinaku Nr. 10
10000 Prishtina, Kosovo
+381 38 719 719
[email protected]
www.sowikosovo.com