Search

Shala pas takimit me Bordin e ZRRE-së: Kosova aktualisht është pa tarifa, situata është shqetësuese

23 Maj, 2022


Kryetari i Komisionit për Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, pas takimit me bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka thënë se situata me energjinë elektrike është shqetësuese.

Kështu tha Ferat Shala pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku po diskutohej situata e krijuar pas Aktvendimit të Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë lektrike, e cila ishte thirrur nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Me kërkesë të bordit të ZRRE-së që të bashkëbisedojmë jasht mediave, ne si komision kemi aprovuar këtë kërkesë dhe kemi ndëgjuar sfidat dhe shqetësimet që ka bordi I ZRRE-së në lidhje me vendimin e fundit të gjykatës me çështjen e tarifave”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë Kosova aktualisht është pa tarifa të energjisë dhe se duhet gjetur alternativa për situatën e krijuar.

“Situata është shqetësuese. Bordi i ZRRE-së nuk ka qëndrim dhe presim zhvillimet e mëtutjeshme. Është një situatë mjaft e ndërlikuar. Situata është e qartë, kemi pasë një proces jo-transparent të ngritjes së tarifave, një proces të dyshuar dhe me ndërhyrje dhe shkelje në fushën e të drejtave të njeriut”, ka thënë Shala.