Search

Shahini: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për bizneset dhe qytetarët

12 Prill, 2021


Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ka shqetësuar bizneset, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se duhet të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i tregut në mënyrë që të rritet konkurenca, që siç thotë ai do të ketë edhe oferta me çmime më të mira.

Ai ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për qytetarët, bizneset, pasi që energjia është një ndër shtyllat kryesore që merr pjesë në shërbim apo prodhim.

Shahini tutje theksuar se Qeveria përmes rregullatorit duhet të shikon saktë se për çfarë po kërkohet rritja e çmimit të energjisë, e njëra prej masave kryesore që duhet ta ndërmerr është liberalizimi i tregut, që operatorët ekonomik ta blenë atje nuk është më lirë.

Bizneset thonë se është shtyrë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, i gëzohen vendimit të ZRRE-së

Lexo më shumë

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë, si një nga kërkesat e Bashkimit Evropian (BE), i nisur vite më parë, nuk ka arritur ende të finalizohet.

Shtyrja e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është duke u bërë që nga viti 2017.

Afati i fundit për këtë procesi ishte 31 marsi 2021, por edhe kjo datë është shtyrë me kërkesë edhe të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, (Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Këshilli i Investitorëve Evropianë si dhe Klubi i Prodhuesve) të cilët thonë se ky proces nuk duhet të ndodhë pa u krijuar kushtet e duhura.

REL: Ikja nga liberalizimi i tregut të energjisë

Lexo më shumë

Aktualisht Operatori për Furnizim me Energji (KESCO) është furnizues që ka licencë për furnizim me energji elektrike, duke përfshirë obligimin e shërbimit publik të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të furnizuar konsumatorët me të drejtën e shërbimit universal.

Po ashtu, sipas ZRRE-së në Kosovë janë të licencuar edhe shtatë operatorë për furnizim me energji elektrike. Por, sipas përfaqësuesve të bizneseve, operatorët e licencuar nuk arrijnë të funksionojnë si furnizues të rregullt në treg.

Ndryshe, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe do të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që bëhen pjesë e këtij procesi.