Search

Serbia po përgatit një plan investimi prej 35 miliardë eurosh të fokusuar në burime të ripërtëritshme

09 Qershor, 2022


Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Serbisë, Zorana Mihajlovic, tha gjatë kësaj jave se qeveria ka draftuar një plan të ri investiv me projekte në vlerë 35 miliard euro, që fokusohen në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe hidrocentrale.

Lajmin e ka bërë të ditur intellineës, ku është raportuar se Mihajlovic ka theksuar se siguria afatgjate e energjisë kërkon tranzicion energjetik dhe përdorim të energjisë së gjelbër.

Serbia deri në 2030 synon të ketë 15% të energjisë nga BRE

Mirëpo, ajo e kishte që të nënvizoi se Serbia mund të bëhet lider rajonal në procesin e dekarbonizimit.

“Ne poashtu jemi duke draftuar një plan kombëtar për energji dhe klim dhe një strategji zhvillimore të energjisë që do të përcaktojë rrugën e sketorit tonë të energjisë në 20 dhe 40 vitet e ardhshme”, tha Mihajlovic.

“Vizioni ynë është që deri në vitin 2050 të jemi një vend plotësisht i dekarbonizuar dhe të rrisim përqindjen e energjisë së marrë nga BRE deri në vitin 2030 nga 3.5% sa është aktualisht në të paktën 15%, duke reduktuar prodhimin nga termocentralet,” tha Mihajlovic.

Vuçiç: Ne nuk kemi gaz apo naftë, ne kemi linjit dhe nuk do të heqim dorë nga ai

Lexo më shumë

Serbi, ankandet e para të BRE do të shpallen në TM3 2022

Lexo më shumë

Mali: Është rënë dakord që Serbia të depozitojë 500 milionë metra kub gaz në Hungari

Lexo më shumë