Search

Serbia ngrin çmimet e energjisë elektrike për bizneset edhe për një muaj

01 Dhjetor, 2021


Qeveria e Serbisë ka vendosur që të mbaj çmimet e energjisë elektrike të pandryshuara për kompanitë deri në fund të muajit dhjetor, përcjell balkangreenenergynews.

Në këtë mënyrë qeveria ka vendosur që të zgjasë vendimin e marr në fund të muajit tetor, kur kishte urdhëruar ndëmarrjen energjetike shtetërore Elektroprivreda Srbije (EPS) për të kufizuar çmimet e energjisë elektrike deri në nëntor.

Përmes këtyre vendimeve qeveria ka arritur të mbroj kompanitë nga rritja e çmimit deri në 135 për qind, e gjitha kjo për shkak të krizës energjetike.

Serbia me dy vendime për të adresuar rritjen e cmimeve të energjisë elektrike

Qeveria e Serbisë ka miratuar dy vendime për çmimet e energjisë elektrike: për të drejtat dhe detyrimet reciproke ndërmjet EPS-së dhe konsumatorëve të energjisë elektrike në tregun komercial dhe për çmimin e energjisë elektrike për furnizimin e fundit pas 1 dhjetorit.

Vendimet për të kufizuar çmimet ishin të domosdoshme për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë elektke për të gjithë konsumatorët përveç amviserive.

Vendimi i parë i referohet të gjithë klientëve afarist të cilëve marrëveshja e blerjes së energjisë me EPS skadon më 30 nëntor. Të gjitha marrëveshjet do të zgjaten me një muaj, deri më 30 dhjetor.

Tutje, kjo poashtu i referohet marrëveshjeve për blerje të energjisë që hyn në efekt më 1 nëntor, të cilat poashtu do të shtyhen për 1 janar, 2022.

Ndërkaq, dekreti i dytë përcakton çmimin e energjisë elektrike për kompanitë me marrëveshje furnizimi në zgjidhjen e fundit.

Sipas qeverisë, çmimi i furnizimit me raport të fundit është vendosur për t’i mundësuar bizneseve të vazhdojnë aktivitetet.

Masa do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e çmimeve në bursën standarde të energjisë. Çmimi është vendosur në 66.72 euro për MWh.