Search

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kompleton vlerësimin e parë të emetimeve të metanit nga operacionet e rrjetit të gazit nga Palët Kontraktuese

05 Maj, 2021


Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar rezultatet e vlerësimive të para të emetimeve të metanit nga sistemet e transmisionit dhe të shëprndarjes së operacioneve të gazit brenda Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë.

Duke marrë parasysh që metani përbënë gazin e dytë më të fuqishëm të gazrave serrë, Sekretariati ka theksuar se potenciali i lartë për të ulur emetimet e metanit është duke u shqyrtuar gjithnjë e më shumë.

Ndërsa ka shtuar se vendosja e mekanizmave efektive të monitorimit dhe raportimit është një parakusht për çfarëdo veprimi konkret për të ulur emetimet e metanit të sektorit në të ardhmen.

Në njoftim është nënvizuar se sipas të dhënave të cilat mbulojnë 93% dhe 71% të totalit të rrjetit, respektivisht transmisionit dhe shpërndarjes së gazit, në territorin e Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, studimi ka theksuar se emetimet e vlerësuara të metanit në Komunitetin e Energjisë kanë arritur përafërsisht 200kt në 2019, duke përfaqësuar 0,3% të emetimeve botërore të metanit nga industria e gazit dhe naftës.

Tutje, Sekretariati ka theksuar se përgjatë 2021 do të lansoj një projekt përcjellës për të mbledhur emetimet e metani për vitin 2020, ndërsa ka bërë të ditur se do të hap një diskutim për të përcaktuar objektivat në nivele të kompanive. Fushëveprimi i projektit do të zgjerohet përgjatë gjithë sektori të energjisë të Komunitetit të Energjisë.

Furnizimi me gaz në palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë arrinë çmimin më të ulët

Lexo më shumë

Komuniteti i Energjisë thellon bashkëpunimin me Kosovën për hidrocentrale

Lexo më shumë