Sa ka shpenzuar Kosova për importin e energjisë elektrike në vitin 2024 dhe nga ku ka ardhur kjo energji?
January 10, 2025
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se prej nga ka importuar energjinë elektrike Kosova gjatë vitit 2024 dhe sa para ka shpenzuar.
Muharremi ka thënë se gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar 142 milionë euro energji nga jashtë më saktësisht 142,412,473€.
“Rreth 82 milionë janë importuar nga Shqipëria, kjo i bie rreth 57.5% nga totali. Nga Maqedonia e Veriut janë importuar energji me vlerë prej 52 milionë euro apo 36.7% nga vlera e totalit. Nga Mali i Zi 4.4 milionë euro dhe nga Slovenia 3 milionë. Nga Damimarka 0.7 milionë dhe nga Serbia 0.16 milionë euro”, ka shkruar Muharemi në Facebook.
Ai ka treguar se Kosova ka importuar gjatë vitit 2024 energji elektrike në vlerë prej 81,824,924€ nga Shqipëria, nga Maqedoni e Veriut 52,295,490€, nga Mali i Zi 4,366,839€, Sllovenia 3,015,287€, nga Denmark 746,494€ dhe nga Serbia 163,439€.
/Telegrafi