Search

RWE ka nënshkruar MBE për kapacitetet masive të erës që ka në det të hapur

20 Janar, 2023


Grupi energjetik gjerman, RWE ka nënshkruar marrëveshje të blerjes së energjisë (MBE) me 12 entitete të ndryshme, për t’i furnizuar ato me 1,500 gigavat orë energji elektrike në vit.

Kjo sasi e rrymës do të prodhohet nga dy ferma të prodhimit të rrymës nga era në det të hapur, të vendosura në Detin e Veriut të Gjermanisë.

RWE ka konfirmuar se dy fermat e erës, të emëruara Nordsee Ost dhe Amrumbank West do të furnizojnë me energji elektirke 11 ndërmarrje industrial dhe një ndërmarrje të madhe komunale nga viti 2025 dhe 2026.

Pjesa më e madhe e këtyre MBE-ve të nënshkruara kanë kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Nordsee Ost me kapacitet të instaluar prej 295 megavatësh dhe Amrumbank West me kapacitet prej 302 megavatësh janë të vendosura në largësi prej 60 kilometrash nga bregu në Detin e Veriut. Ato prodhojnë energji elektrike që nga viti 2015.

Që të dy këto ferma të erës përfitojnë nga fondet në kuadër të Ligjit gjerman për Energji të Ripërtëritshme.