Search

Rusia synon të eksportojë hidrogjen në Evropë

26 Korrik, 2021


Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin ka krijuar një grup të ri punues në atë që shihet si një përpjekje për të adresuar kërkesat e tranzicionit energjetik në tregjet me potencialin më të madh eksportues në Evropë dhe Azi.

Lajmin e ka bërë të ditur rechargeneës.com, të cilët kanë theksuar se kjo do të rezultonte në prodhimin e hidrogjenit të kaltër me anë të gazit natyral duke shfrytëzuar teknologjinë për të kapur dhe magazinuar karbon (CCS).

Kjo lëvizje duket se përbënë një përpjekje për të arsyetuar vazhdimin e përdorimit të burimeve, me bollëk, fosile nga ana e Rusisë dhe për të plotësuar kërkesat e ‘gjelbra’ të vende Evropiane me përdorimin e hidrogjenit.

Në këtë mënyrë, grupi i ri punues përfshinë kryetar dhe nën kryetar të kompanive lidere të prodhimit të gazit dhe burimeve të tjera fosile si Gazprom, Novatek, Rosneft dhe Gazprom Neft, sidhe përfaqësues të kompanive të tjera publike Rusie dhe ministra të fushës.

Ndryshe, për vite me rradhë Gazprom ka hulumtuar mundësitë për të përzier hidrogjenin në furnizimin e gazit.

Në këtë kuptim, kompania rishtazi ka ritheksuar mundësinë që njëra nga dy linjat e gazsjellësist nënujor që lidhë vendin me Gjermaninë, Nord Stream 2, mund të ripërcaktohet për të mbajtur hidrogjen në rreth dhjetë vjet.