Search

Rumania do të dekarbonizoj termocentralet e thëngjillit me pelet druri

09 Nëntor, 2021


Qeveria e Rumanisë dhe prodhuesi Norvegjez i peletit të drurit, Arbaflame, kanë nënshkruar një leter të qëllimit për të shëndrruar termocentralet e thëngjillit në impiante të peletit të Arbacore, përcjell balkangreenenergyneës.

Termocentrali i parë i cili do të filloj përdorimin do të jetë termocentrali Paroseni me kapacitet 300MË. Lëvizja shihet si një mundësi për të dekarbonizuar sektorin e energjisë dhe për të arritur tranzicionin e drejtë të gjelbër.

Ndërkaq, ministry i energjisë i Rumanisë, Virgil Popescu, dhe drejtori ekzekutiv i Arbaflame, Bjorn H. Knaqppskog, kanë nënshkruar një letër qëllimi me synim për të ulur emetimet e CO2 të termocentralit dhe për të vazhduar praktikën e njejtë në termocentralet e tjera të vendit.

Testimi në termocentralin e parë të përzgjedhur do të filloj në pjesën e parë të 2022, ka bërë të ditur Arbaflame në një konferencë për shtyp, përcjell balkangreenenergyneës.

Tranzicioni në pelete të drurit pritet të ulë emetimet e termocentraleve për më shumë se 90%

Rumania në muajin Maj kishte theksuar se synon që të ndaloj nxjerrjen e thëngjillit më së largu në vitin 2032, dhe të zëvendësoj termocentralet konvencionale përgjatë kësaj periudhe.

Termocentrali Paroşeni ndodhet në luginën Jiu, një nga 20 rajonet e qymyrit të Bashkimit Evropian, ato që varen shumë nga minierat e karburanteve fosile dhe termocentralet me qymyr.

Arbaflame tha se ka hyrë në bashkëpunim me qeverinë e Rumanisë për të larguar të gjithë konsumin e thëngjillit të vendit me pelet të Arbacore.

Kompania thekson se kovertimi do të ulë emetimet e CO2 të termocentraleve për më shumë se 90 përqind dhe se planifikon që eventualisht të ndërtoj fabrika për të prodhuar pelet Arbacore në Rumani.

Peleti i Arbacore është zhvilluar në veçanti për të zëvendësuar apo përzier me karburante fosile në termocentrale të thëngjillit

Peletët e patentuar Arbacore janë zhvilluar posaçërisht për të zëvendësuar ose përzier me lëndë djegëse fosile në termocentralet me qymyr.

Peletët janë kafe, pothuajse të zeza, me një përmbajtje më të lartë energjie dhe një shtresë që i bën ato rezistente ndaj ujit, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Arbacore ndan shumë veti të qymyrit. Përveç kësaj, nevojiten vetëm modifikime të vogla për të përdorur pajisjet ekzistuese për p.sh. pluhurimi dhe djegia.

Peletët kanë shumë përfitime në krahasim me peletët ekuivalent të bardhë duke përfshirë afërsisht 40% më shumë energji për metër kub.