Search

Rritja e çmimit të rrymës për 15%, shtrenjton edhe çmimet e tjera

29 Mars, 2023


Në RTK Prime, sonte temë debati ishte rritja e tarifave të energjisë elektrike, ku bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka propozuar që ajo të jetë 15%.

Vjosa Dobruna, dikur drejtoreshë e KEK-ut dhe tani eksperte e energjisë, deklaroi se ka pritur që të jetë rritje të çmimeve të energjisë, madje edhe më herët. Por sipas saj, kjo ngritje kaq e madhe përnjëherë e rritjes së çmimit, për të ka qenë e papritshme.

Ajo shpjegoi se ngritja është dashur të bëhet çdo vit, por ngritja të jetë kaq e lartë dhe atë përnjëherë.

Hamdi Malushaj nga Oda e Afarizmit të Kosovës, deklaron se subvencionimi për energjinë nuk është formë e duhur, sa për të mbajtur masat qytetare të kënaqura. Ai u shpreh se janë bërë gabime për 15 vjetet e fundit duke e zhvatur KEK-un.

“Prandaj tash jemi në këtë krizë sepse çmimi i energjisë në bursë e përcakton atë produkt që nuk e ke ti vet”, thotë Malushaj. Ai thotë se KEDS-i është biznes privat. “Kush e pyet biznesin tjetër privat a po humbë a po fiton”.

Ismet Mulaj, ekspert i ekonomisë pret që çdo produkt tjetër të pësojë rritje të çmimit për 15%. Ai thotë se as në analizën e ZRRE-së nuk ka përgjigje të saktë për arsyen e kësaj rritjeje.

Ai thotë se këto kompani nuk i kanë ulur humbjet e energjisë e nuk është zgjidhur furnizimi me rrymë në pjesën veriore të Kosovës. “E KEDS-i e blen rrymën më së liri në rajon”, tha ai. Mulaj shpjegon se kjo rritje e çmimit të rrymës do të vë në vështirësojë qytetarët dhe bizneset.

Ai thotë se KEDS-i mashtron hapur sepse çdo operator privat që bën investime në rrjetin elektrik, pronësinë në fund e merr KEDS-i.

Të mërkurën pritet të që ZRRE-ja të vendos për rritjen e çmimit të rrymës në vend për 15%.

/RTK Live