Search

Rizvanolli: Për rrymën në veri do të ofrojmë zgjidhje afatgjate

06 Maj, 2021


Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se brenda gjashtë muajve Qeveria do të gjej zgjidhje afatgjate e cila nuk ka ndodhur 20 vjetët e fundit sa i përket faturimit të rrymës në veri të vendit.

Ajo ka shtuar se Qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje me prioritet.

“Ne si Qeveri e kemi marr seriozisht jemi duke biseduar me institucionet kosovare dhe gjatë javës tjetër do të riaktivizojmë grupin punues”.

“Ne jemi në rrugë të drejtë të zgjidhjes së këtij problemi. Ne shpresojmë që në fund të gjashtë muajve do të kemi një zgjidhje afatgjate që nuk e kemi pasur 20 vitet e kaluara”.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq) e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës. Kompensimet do bëhen për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ky rekomandim ka kaluar me 61 vota për të deputetëve të Kuvendi të Kosovës.

Ditë më parë, KOSTT-i ka kërkuar nga Qeveria 11 milionë euro, për të paguar këto humbje. Banorët që jetojnë në katër e komunat në veri të Kosovës, që nga përfundimi i luftës, më 1999, nuk i kanë paguar faturat e energjisë edhe pse janë furnizuar nga Kosova. Gjatë një viti, ata shpenzojnë rreth 12 milionë euro.

Kuvendi miraton rekomandimet e Komisionit për mbulimin e humbjeve për rrymën në veri

Lexo më shumë