Search

Rizvanolli: Mbesim të palëkundur në objektivin për strategjinë energjetike

23 Shtator, 2022


Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës, ka organizuar konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”, me temën kryesore energjinë.

Konferenca bashkoi akademinë, vendimmarrësit si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat po kalon Kosova në tranzicionin energjetik dhe problemet e tjera klimatike.

Kjo konferencë mbështetet nga Qeveria e Gjermanisë përmes GIZ Kosovo, Caritas dhe UNDP Kosovo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë fjalimit të saj, tha se është kënaqësi që të diskutohet për këtë temë të rëndësishme në një institucion të rëndësishëm. Kjo tregon gatishmërinë e Universiteti i Prishtinës për të qenë lider në këtë fushë.

“Sektori i energjisë është ndër sektorët më më strategjik dhe më sfidues për Kosovën. Ne kishim kriza si pasojë e energjisë. Qeveria mbetet e palëkundur në objektivin në strategjinë energjike: rritje e burimeve dhe efiqiencës së energjisë”, tha Rizvanolli.

Kurse rektori Naser Sahiti tha se Universiteti i Prishtinës ka si obligim të përgatitë kuadro krahas zhvillimit në çështje të energjisë.

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se si ministri janë të vendosur që të përgjigjen fuqishëm ndaj ndryshimeve klimatike.

“Jemi duke u merr seriozisht me politika që përmirësojnë çështjet të energjisë”, tha ministri Aliu.