Search

Rikthehet në funksion blloku B2

24 Janar, 2022


Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar të shtunën pas mesnate se njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion.

Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli konfirmoi se B2 do të startoj të dielen në mëngjes me funksion të plotë.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova B, blloku B2 ka startuar me punë. Në këto orë ku po flasim janë ndarë megavatet e parë dhe qysh nesër në mëngjes do të startoj me funksion të plotë”, tha Bucolli.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas KEK-u ka angazhuar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ulën, në Njësinë B2 të ‘Termocentralit B’.

Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor për çka tani ZRRE ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovë.