Search

Reuters: Avokatët paralajmërojnë BE-në kundër etiketimit të gazit si një investim “të gjelbër”

07 Tetor, 2021


Firma ligjore e mjedisit, ClientEarth, ka paralajmëruar BAshkimin Evropian se do të shkelte ligjet e veta nëse do të etiketonte investimet në gaz si të ‘gjelbra’ në rregullativat e ardhshme financiare, përcjell reuters.

Në një letër të dërguar dje,e të siguruar nga Reuters, drejt BE, ClientEarth, tha se kategorizimi i gazit si miqësor ndaj mjedisit do të shkelte ligje të tjera, duke përfshirë edhe objektivin ligjërisht të detyrueshëm për të ulur emetimet e gazrave serrë neto për të paktën 55% deri në 2030 nga nivelet e 1990, dhe për të bërë ato net zero deri në 2050.

BE është afër kompletimit të pjesës klimatike të taksonomisë së re të qëndrueshme financiare, rregullativë e parë e llojt të tillë që synon që të drejtoj kapitalin privat jasht aktiviteteve ndotëse ekonomike dhe drejt atyre që BE cilëson si miqësore ndaj mjedisit.

Komisioni Evropian pret që të merr një vendim në muajt në vijim nëse taksonomia klimatike, shumica e të cilët është propozuar më herët gjatë këtij viti, do të etiketoj gazin natyral dhe energjinë bërthamore si investime të gjelbra.

“Nëse adoptohen, kjo ka të ngjërë të rrisë investimet në aktivitetet që shfrytëzojn gazin natyror dhe do të ishtë në kontradiktë të plotë përkushtimet të ndërmarra nga Komisioni Evropian si në nivelin ndërkombëtar por edhe të BE”, ka theksuar ClientEardh në letër.

Një zyrtar i Komisionit Evropian ka thënë se ka pranuar njër letër dhe do të përgjigjen ‘në kohën e duhur’.

ClientEarth thotë se legjislacioni që mbështet financimi për gaz do të devijonte paratë që ndryshe do të shpenzoheshin për energji të ripërtëritshme

Taksonomia nuk do të bllokonte investitorët që të investojn para në projekte të gazit, mirëpo do të ndalonte ata që t’i etiketojnë investimet si të qëndrueshme.

Avokatët kanë shtuar se gazi poashtu dështon që të plotësoj një pjesë kryesore të rregullacionit të taksonomisë, që thekson se për të fituar epitetin miqësor ndaj mjedisit investimi duhet “të kontribuojë ndjeshëm në stabilizimin e emetimeve të gazrave serrë në nivele që parandalojnë ndryshime të rrezikshme klimatike antropogjene “.

Teksa gazi nuk është aq ndotës sa qymyri, përsëri liron emetime të karbonit gjatë djegies dhe lidhet me emetime potente të metanit, të dya këto të fundit që duhet të ulën konsiderueshëm për të plotësuar objektivat klimatike të Parisit.

Sidoqoftë, disa vende të BE vlerësojn gazin si një burim energjetik tranzicional dhe thonë se duhet të përfshihet në taksonomi për të mbështetur investime që mund të ndihmojnë të largojnë energji me bazë qymyri.

Mosmarrëveshja ka nxitur një lobim të gjerë nga qeveritë dhe ka detyruar Komisionin që të vonoj vendimin e saj në gaz për pothuajse një vit.

Tensionet janë akumuluar më tutje në javët e fundit teksa çmimet Evropiane të gazit kanë arritur nivele rekord, duke shtyer disa vende të bëjnë thirrje për një zhvendosje më të shpejtë nga burimet fosile për të ulur ekspozimin ndaj luhatjeve të çmimit.

Greenpeace refuzon taksonominë e re investive të BE, kritikon përfshirjen karburanteve fosile si investime të qëndrueshme

Lexo më shumë

Gjermania, dhe katër vende të tjera kundërshtojnë klasifikimin e energjisë bërthamore si të gjelbër në BE

Lexo më shumë