Search

Republika Srpska fillon një tjetër projekt për përkrahje të prosumerëve në sektorin e amvisërive

12 Maj, 2022


Kompania energjetike publike në Republika Srpska, ERS ka filluar pilot projektin për instalimin e panelëve solar në çati të amvisërive që kanë përfituar sttusin e prosumerëve.

Si pjesë e këtij projekti, Republika Srpska do të vendosë panele solare në dhjetë shtëpi në Vinograd. Instalimi i panelëve fotovoltaik po bëhet si pjesë e përgatitjeve për programin tjetër në të cilin Republika Srpsa do të shpërndajë subvencione për të ndihmuar amvisëritë të shndërrohen në prosumerë, apo të prodhojnë energjinë elektrike për vet-konsum.

Instalimi i panelëve solar në amvisëritë e para do të fillojë javën tjetër.

Kthehu kah dielli: Investo tani në energji solare dhe fillo kursimin

Lexo më shumë

Shtëpitë janë përzgjedhur në bazë të disa kritereve duke përfshirë konsumin e tyre (350-600 kWh në baza mujore), përfitimet e mundshme nga instalimet e panelëve solare në 12 muajt e ardhshëm si dhe ndikimet në rrjetin e distribuimit.

Amvisëritë e përzgjedhura duhej të dorëzonin edhe lejën e ndërtimit për pajisjet e reja solare, ndërsa të gjitha shtëpitë me çatitë e orientuara nga lindja dhe perëndimi nuk janë marrë parasysh, ka njoftuar ERS.

Republika Srpska do të shtojë 700 MW në energji të rinovueshme brenda pesë viteve

Lexo më shumë