Search

Republika Srpska do të ndërtojë projekte solare në minierat e braktisura të qymyrit

24 Shtator, 2021


Republika Srpska në Bosne dhe Hercegovinë ka planifikuar ndërtimin e projekteve të mëdha solare në minierat e braktisura të qymyrit dhe kompleksin e prodhimit të energjisë elektrike RiTE Ugljevik, me të cilin operon kompania shtetërore e energjisë elektrike Elektroprivreda Republike Srpske (ERS).

Sipas Ministrit të Energjisë dhe Minierave, Petar Djokic, Republika Srpska ka për qëllim të rrisë investimet në sektorin e energjisë në vitet në vijim. Kësisoji, kjo njësi federative e Bosnes dhe Hercegovinës është duke planifikuar ndërtimin e projekteve të reja të erës, atyre solare, si dhe hidrocentrale.

Sipas ministrit Djokic, kompania shtetërore ERS do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtyre projekteve investive, duke filluar me ato në RiTE Ugljevik. Djokic ka konfirmuar se ka filluar diskutimin mbi projektet e mëdha solare me menaxhmentin në RiTE Ugljevik.

Ndryshe, ndërtimi i projekteve solare në minierat e braktisura të qymyrit dhe hirit përdoret si model për dekarbonizimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike gjatë tranzicionit të energjisë. Model i njejtë është aplikuar edhe në vende tjera në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.

Vendet nën presion të madh për largimin e qymyrit, termocentrali në Ugljevik do të operojë për aq sa është e mundur

Maqedonia e Veriut është duke ndërtuar tri projekte të ngjashme solare në miniera të braktisura – një me kapacitet prej 10 megavatësh dhe dy tjera me nga 50 megavat kapacitet të instaluar secila.

Përvec Bosnes dhe Hercegovinës, projekte të ngjashme janë përfolur dhe shpallur edhe në Kosovë, Rumani, Greqi dhe Serbi.

Ministri Petar Djokic ka thënë se Republika Srpska është nën presion të Komunitetit të Energjisë për të reduktuar emetimet. Ai ka thënë se ditë të kqija i presin të gjitha termocentralet me qymyr në botë, që do të thotë se edhe termocentrali Ugljevik duhet mbyllur një ditë.

Ai ka thënë se Republika Srpska do të bëjë gjithë cka është e mundur për të mbajtur termocentralin në Ugljevik nën operim, andaj përfundimi i projektit të desulfurizimit në këtë termocentral është më se i nevojshëm.