Search

Raportoni ndërprerjet e energjisë elektrike përmes aplikacionit e-Kesco

01 Mars, 2021


KESCO ka njoftuar se ka bërë azhurnime në aplikacionin e energjisë elektrike e-Kesco. Përmes aplikacionit, përveç që mund të shikoni konsumin tuaj mujor dhe të krahasoni atë me trendet tuaja të mëprashme të konsumit, ju mund të pranoni edhe faturën mujore të rrymës dhe të bëni pagesat.

Aplikacioni eKesco, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë. KESCO ka arritur të ketë 50 mijë përdorues të aplikacionit.

Pas azhurnimeve të fundit në aplikacion, përmes tij tani mund të bëni edhe raportimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, raportimi i prishjeve mund të bëhet në dy mënyra:

1. Me anë të njehsorit tuaj të regjistruar në llogarinë tuaj të eKesco, dhe
2. Me anë të lokacionit tuaj.

Aplikacionin eKesco mund ta shkarkoni në PlayStore nëse përdorni telefon Android, dhe në AppStore nëse përdorni telefonin iPhone.

Shkarkoni aplikacionin eKesco dhe eksploroni shërbimet e tjera në dispozicion.