Search

Raporti i ZRRE për të hyrat e lejuara: nuk ka shtrenjtim të rrymës këtë vit

25 Gusht, 2021


Zyra e Rregullatorit për Energji ka informuar se ka vendosur në konsultim publik raportet për përshtatjet e rregullta vjetore për të hyrat maksimale të lejuara (MAR), që do të mbulohen nga kompanitë e rregulluara të energjisë elektrike.

Sipas raporteve, të hyrat e Lejuara Maksimale të Furnizuesit me Shërbim Universal që mbulohen nga tarifat me pakicë të energjisë elektrike për vitin relevant tarifor do të jenë 268,989,325 euro, apo rreth 2.3 milionë euro më pak se në vitin paraprak.

Kësisoji, sipas propozimit fillestar të ZRRE-së, Kosova nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës këtë vit, anipse kjo varet edhe nga operatorët e sektorit të energjisë.

Sipas procedurave, ndërmarrjet energjetike në Kosovë mund të dërgojnë propozime në Zyrën e Rregullatorit për Energji për të ndryshuar këtë, ndërsa bordi i ZRRE-së do të trajtojë kërkesat në mbledhjet e radhës.