Search

Raportet parashikuese thonë që bakri është nafta e re, çmimi për të pritet të rritet në 11,00 dollar për ton në 5 vitet e ardhshme

15 Prill, 2021


Bakri duket se do të luaj një rol kyç në procesin e dekarbonizimit dhe zëvendësimit të naftës me burimet e ripërtërishme të energjisë. Mirëpo, tani për tani, tregu është duke u përballur me një krizë furnizimi që do të mund të ngriste çmimin më shumë se 60% në katër vitet e ardhshme, thotë Grupi Goldman Sachs në raporti ne tyre të titulluar “Bakri është nafta e re”.

Rritja e kërkesës dhe furnizimi i vogël duket se do të ngrisin çmimin nga nivelet e aktuale të 9,000 dollar per ton, deri në 15,000 dollar për ton deri në 2025, ka nënvizuar banka.

Si një metal me kosto efektive, bakri është tejet i rëndësishëm në procesin e krijimit, magazinimit dhe shpërndarjes të energjisë së pastër që gjenerohet nga era, dielli dhe burimet gjeotermale pasiqë ka vetitë fizike të nevojshme për t’a realizuar atë, kishte thënë ekipa e analistëve të Goldman, e udhëhequr nga Jeff Currie.

Pak rëndësi ka nëse procesi i aplikimit të teknologjive të gjelbra është i hovshëm apo i ngadalshëm, tranzicioni energjetik premton të paktën 600% rritje të kërkesës për bakër

Mirëpo, bakritë do të duhet t’i krijohet një infrastukturë e re e sistemit e nevoshme për energjinë e pastër të zëvendësoj naftën dhe gazin, por aty duket se nuk ka pasur vëmendje të mjaftueshme deri më tash sipas raportit.

Si do që të jetë, banka në raportin e saj ka insistuar se kërkesa do të ngritet ndjeshëm, deri në 900%, pra në 8.7 milion ton deri në 2030, gjithmonë nëse teknologjitë e gjelbra aplikohen në masë të madhe.

Mirëpo, nëse ky proces do të ngadalësohej, banka ka theksuar se kërkesa prap do të gëzonte rritje deri në 5.4 milion ton, apo për afro 600%.

Bakri është pjesë kyçe e teknologjisë së qëndrueshme, duke përfshirë këtu edhe përdorimin që gjenë në bateritë e automjeteve elektrike.

Masat parandaluese ndaj COVID – 19 ndikuan aq shumë nivelet e prodhimit në 2020 saqë mund të ndikoj furnizimin deri në 2023

Mirëpo, në gjendjen aktuale, tregu i bakrit është nuk i gatshëm për ngritjen e kërkesës, argumenton Goldman. Çmimi i bakrit është ngritur deri në 80% në 12 muajt e fundit, mirëpo prodhimi nuk duket se është përputhur me kërkesën në rritje.

“Tregu është tashmë i ngushtë pasi stimujt pandemikë (veçanërisht në Kinë) kanë mbështetur një ringjallje të kërkesës, të vendosur kundër kushteve të ndenjur të furnizimit,” tha Goldman.

Ndryshe, banka ka sqaruar se teksa zgjerimet e mihjeve dhe krijimi i hapësirave të reja për prodhimin e bakrit do të marrin vite, kjo ka të ngjarë të rezultoj në mungesë të këti metali.

Për të parandaluar një rënie të furnizimit të bakrit brenda dy viteve, çmimet duhet të ngriten në mënyrë që të inkurajohen investimet dhe zgjerimet në prodhim, ka thënë Goldman.

Prodhimi i bakrit kishte rënë në 2020 përshkak të restriksioneve qeveritare dhe masave të izolimit gjatë pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Prodhuesit më të mëdhënj të bakrit në botë, Kili dhe Peru, veçanërisht ishin goditur nga pandemia, që do të mund të ndikoj furnizimin deri në 2023, sipas analizave të S&P Global.

Teksa kanë bërë të ditur se javën që lëmë pas çmimet kishin arritur majat më të larta pasiqë Kili vendosi të mbyll kufijt e saj si masë preventive kundrejt Covid – 19.

Mirëpo, prodhimi botëror i bakrit është parashikuar që të rritet 5.6% në 2021, pasiqë kishte rënë 2.6% në 2020, sipas raportit GlobalData në Shkurt.

Gjersa afatet e fundit të implementimit të premtimeve të bëra në Marrëveshjen e Parisit po afrohen, shtytjen politike dhe ekonomike drejt energjisë së ripërtërishme dhe teknologjisë së gjelbër bëhen edhe më të forta.

Vetëm disa javë më parë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, kishte deklaruar paketën e tij infrastrukturore në vlerë prej 2 trilion dollar, që specifikisht inkurajon teknologjitë e reja të gjelbëra dhe projektet infrastrukturore.