Search

Qyteti i Nju Jorkut do të kalojë flotën e transportit publik në energji elektrike deri në vitin 2030

03 Janar, 2022


Qyteti i Nju Jorkut është duke investuar 420 milion dollarë në automjete elektrike dhe infrastrukturë për rimbushjes të tyre në përpjekje për të përshpejtuar tranzicionin drejt një flite plotësisht elektrike të transportit publik.

Objektivi i tranzicitioni është duke u përshpejtuar për plotë pesë vite nga 2035 në 2030.

Aktualisht, qyteti i Nju Jorkut operon me flitën më të madhe të transportit publik në SHBA me rreth 30,000 automjete.

Qyteti thotë se rreth 1,250 automjete elektrike janë duke u prokuruar për këtë flitë në 2022.

Sipas Urdhërit Ekzekutiv të nënshkruar nga kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, me Departamentin e Shërbimeve Administrative në mbarë qytetin e NYC (DCAS), të gjitha automejtet pasagjerësh dhe automjetet e lehta komerciale në flitën e qytetit duhet të jenë plotësisht elektrik deri në 2030.

Qyteti thotë se, nëse miratohen, këto “do të sjellin mjaftueshëm energji të pastër në vit për të furnizuar më shumë se 2.5 milionë shtëpi dhe do të rrisin besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë elektrike”.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme që numri aktual i automjeteve me lëndë djegëse fosile në qytet – shumë prej tyre tepër të mëdha – të kalojë në energji elektrike.