Search

Qeveria ndan mbi 58 mijë franga për mbajtjen e forumit të investimeve

11 Janar, 2023


Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për ndarjen buxhetore prej mbi 58 mijë franga për mbajtjen e Forumit të Investimeve.

“Me qëllim të promovimit të vendit tonë, propozoj të ndahen mjete në shumë prej 58 mijë e 341 franga zvicerane për mbajtjen e Forumit të Investimeve që do të shërbejë për promovimin e investimeve nga Zvicra në Kosovë” – deklaroi Kurti.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për ndarjen e 250 mijë eurove për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Promovimin e vendit, në realizmin e projektit “Muri nderit” në Prishtinë.

Kurti tha se në inaugurimin e monumentit do të jenë edhe delegacione nga ShBA, Izraeli dhe Vatikani.