Search

Qeveria miraton nismën për zgjerimin e Ngrohjes Qendrore në Prishtinë

08 Qershor, 2021


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime për ta mbështetur zgjerimin e Ngrohjes Qendrore në Prishtinë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë paraqitjes së arsyetimit tha se kjo Marrëveshje kap vlerën prej 1.5 milion euro.

“Marrëveshja parasheh ofrimin e asistencës teknike për zgjerim të rrjetit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë. Kjo Marrëveshje kap vlerën 1.5 milionë euro dhe është në formë granti”, tha Murati.

Mësoni si të bëni llogaritjen e faturës tuaj mujore me Termokos

Lexo më shumë