Search

Qeveria Federale e Bosnje dhe Hercegovinës ka kufizuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 20 për qind

05 Janar, 2022


Shtëpia e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovines ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Energji Elektrike.

Amandamenti përcakton që Qeveria Federale duhet të intervenoj dhe të kufizoj rritjen e çmimeve të energjisë elektriker për konsumatorët komercial nëse këto çmime ngriten për më shumë se 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur SEE Energy News, ku është raportuar se propozimi original ka qenë që parametri do të duhet të ishte 50%.

Ministri Federal i Energjisë, Minierave dhe Industrisë, ka thënë se amandamenti do të shkaktojë vështirësi në operimin e ndërmarrjes energjetike EPBIH këtë vit.

Mirëpo, propozimi që Qeveria Federale duhet të siguroj mbështetje për EPBiH në bugjetin e saj për vitin e ardhshëm nuk ka kaluar.

Më herët gjatë muajit Dhjetor, disa konsumatorë komercial në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës kanë pranuar kontrata të reja të furnizimit me energji elektrike nga ndërmarrja e energjisë EPBiH me çmime të reja, dhe të rritura ndjeshëm.

Disa nga konsumatorët kanë pranuar oferta të kontratave me çmime të rrituar deri në tri herë krahasuar me kontratat e mëparshme.

Kryesisht, për tarif më të ulët, çmimet e rritura nga 4.6 euro/kWh në 13.6 euro/kWh, teksa për tarifa më të larta çmimet kanë arritur nivele nga 6.7 euro/kWh në 20.2 euro/kWh.

Federata e Sindikatës së Pavarur të Tregtisë që operon në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës kanë vlerësuar se nuk ka justifikim për cfarëdo vendimi për rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike në vend, duke paralajmëruar se nëse çmimi i këtij burimi të energjisë rritet, atëherë mijëra punëtorë do të jenë në rrugë.