Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara

07 Dhjetor, 2022


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS për sot ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të rrymës në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 7 dhjetor:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
TS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:
LP 10[kV] Lluzhan (kodi: 10013011) nga ora 10:00 deri 11:30
Vendet: Prugovci-1(te Villa Natyra), Vërbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli dhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.
Arsyeja: Evitim rreziku, demontim i shtyllës 10[kV].

Punime nga pala e tretë

1.
NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
LP 20kV Dalja nr.3 Pr2-Pr7 (kodi: 11000074) në dy termine nga ora 09:00 deri në ora 09:10 dhe nga ora 11:50 deri 12:00
Vendet: Një pjesë e rr. Enver Maloku, rr Dibran Halili, rr. Thimi Mitko, rr. Armend Daci, rr. Gazmend Zajmi, rr. Norbert Jorku dhe rr. Bedri Shala.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.
NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
LP 20kV Dalja nr.3 Pr7-Pr2 (kodi: 19000074) ne dy termine nga ora 09:00 deri në ora 09:10 dhe nga ora 11:50 deri 12:00
Vendet: rr. Holger Petersen, rr. Nekibe Kelmendi, rr.r Malush Kosova, rr. Arbnor e Asrit Dehari, rr. Ernest Koliqi, rr.Rr Smajl Hajdari dhe një pjesë e rrugës B.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

3.
NS 110/10(20)kV Prishtina 7
Nga Dalja nr.3 Pr7-Pr2 do të ndërprehen:
TS 20/0.4 KV Lagjja e Spitalit 8 ( kodi 19000074195) nga ora 09:00 deri 12:00
TS 20/0.4 KV Malësia Invest ( kodi 19000074281) nga ora 09:00 deri 12:00
TS 20/0.4 KV ACG Avni Kastrati ( kodi 19000074282) nga ora 09:00 deri 12:00
Vendet: Një pjesë e rr. Elbasani, ACG Avni Kastrati dhe Malësia Invest.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Rajoni i Gjakovës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit- Ndërprerje emergjente

1.
Nga TS 110/35/10kV Rahoveci (H01) do të ndërprehet:
NS 35/10kV Xërxe (H03) me kod: 820810 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 12:00 deri në ora 14:00.
Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe Xërxe, Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc, Bellacërkë, Berjakë dhe Sapniq (një pjesë) dhe Radostë.
Pa tension mbesin edhe Silosi I dhe Sillosi II, Lami Glas dhe 18 Nentori.
Arsyeja: Eliminimi i pikës së nxehtë në hyrjen 35[kV] ardhja nga Rahoveci.

Punime në projekte investive

1.
TS 35/10[kV] Malisheva
Nga dalja 10 kV Bellanica do të ndërprehet:
TS 10/0.4kV TS NGUCAT(TE SABITI) (kodi: 82082005037) nga ora 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: TS 037 Ngucat te Sabiti.
Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllos në trasenë ekzistuese.