Search

Pse çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm?

03 Dhjetor, 2021


Konsumi i energjisë elektrike po rritet nga dita në ditë. Bashkë me konsumin, po rritet edhe sasia e energjisë elektrike që duhet importuar nga jashtë dhe në këto kohë, kur bota është e kapluar nga në një krizë energjetike, çmimet e importit janë pesëfishuar në treg.

Blerja e megavatit nga importi për një ditë të vetme të nëntorit (24 nëntor) ka kushtuar 325 euro, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar ku megavati është blerë për 63 euro.

Vetëm në këtë ditë është importuar energji elektrike në vlerë monetare prej 657.311.29 euro.

Pra, nga 98,541,50 EUR sa ishte totali i importit në vitin 2020 për këtë datë, sivjet ka arritur ne 657.311.29 euro.

Për të pasur dimër më të lehtë, dhe për ta menaxhuar sa më mirë situatën, KEDS ka apeluar konsumatorët për kursim.

‘Nëse kursejmë të gjithë, ne mund ta lehtësojmë ndikimin e krizës në sistemin elektroenergjetik si dhe ndikimin që do ta ketë në tarifa. Çdo kilovat i kursyer, është i vlefshëm. Prandaj, TË FILLOJMË KREJT BASHKË NGA SOT TË KURSEJMË!’, ka kërkuar KEDS.